Ndërlidhjet

Nacionalistët do të qeverisin Beogradin


Nacionalistët serbë dhe aleatët e partisë së ish presidentit Sllobodan Millosheviq sot nënshkruan marrëveshje për të formuar pushtetin në Beograd, duke bërë që kryebashkiaku i kryeqytetit të jetë nga e djathta ekstreme.

Marrëveshja ndërmjet radikalëve ultranacionalistë, socialistëve të Millosheviqit dhe koalicionit popullor të Koshtunicës do t'i largojë demokratët properëndimorë nga pushtetit pas më shumë se 10 vjetësh.

Nuk është e qartë nëse marrëveshja mund të përsëritet edhe në nivelin qendror.
XS
SM
MD
LG