Ndërlidhjet

Appathurai: NATO nuk është polici në Kosovë


Trupave të NATO-s nuk mund t'u lihen mbi supe detyrat e policisë në Kosovë tha zëdhënësi i aleancës.

"Ne nuk duam që KFOR-i të jetë në pozitë që të përgjigjet i pari. Ai nuk është forcë policore dhe nuk duhet të jetë në pozicion të tillë", tha zëdhënësi James Appathurai.

"Ne mundemi dhe do tu kërkojmë organizatave tjera që ta luajnë atë rol", tha ai.

Appathurai i bëri këto komente pasi sekretari i përgjithshëm i aleancës Jaap de Hoop Scheffer u nis në Nju Jork, ku me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon do të bisedojë për rolin e NATO-s pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së Kosovës.
XS
SM
MD
LG