Ndërlidhjet

Brown: Do t'i asgjësojmë bombat thërrmuese


Kryeministri britanik Gordon Brown tha se Britania do t'i heqë nga përdorimi të gjitha bombat thërrmuese.

Brown tha se shpreson që shembullin e Britanisë do ta ndjekin edhe vendet tjera, duke i zhbllokuar negociatat aktuale që po zhvillohen në Irlandë.

Bombat thërrmuese shpërthejnë në ajër dhe shpërndahen në mijëra "bomba" të tjera në një hapësirë më të gjerë. Këto pjesëza të pashpërthyera më pas përbëjnë kërcënim për popullatën civile pasi të kenë përfunduar armiqësitë.

Përfaqësues të më shumë se 100 vendeve po zhvillojnë bisedime në Dublin mbi një pakt global për të ndaluar prodhimin, përdorimin dhe deponimin e armatimit thërrmues.
XS
SM
MD
LG