Ndërlidhjet

logo-print

Ban e Scheffer biseduan për rolin në Kosovë


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, dhe kreu i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, janë fokusuar rreth zhvillimeve në Kosovë gjatë takimit të mbrëmshëm në Nju Jork.

Sipas Kombeve të Bashkuara, Ban i ka shprehur vizionin e tij shefit të NATO-s dhe ka dëgjuar shqetësimet e Aleancës.

Përfaqësuesit e dy organizatave shkëmbyen mendime edhe për rreziqet që gjenden përpara Kosovës.

Para takimit të Nju Jorkut, zëdhënësi i NATO-s, James Apathurai, theksoi se trupave të NATO-s nuk mund t'u lihen mbi supe detyrat e policisë në Kosovë.

"Ne nuk duam që KFOR-i të jetë në pozitë që të përgjigjet i pari. Ai nuk është forcë policore dhe nuk duhet të jetë në pozicion të tillë", tha zëdhënësi James Appathurai.

"Ne mundemi dhe do t'u kërkojmë organizatave tjera që ta luajnë atë rol", tha ai.
XS
SM
MD
LG