Ndërlidhjet

Hapet konferenca ndërkombëtare për Irakun


Delegatë nga mbi 100 vende dhe organizata takohen sot në Suedi për të diskutuar rindërtimin dhe zhvillimin e Irakut.

Kryeministri irakian, Nuri al Maliki, tha se vendi i tij dëshiron që të hapen ambasadat e huaja në Bagdad dhe të pezullohet borxhi i kohës së Sadam Huseinit.

Iraku ka së paku 67 miliardë dollarë borxhe, kryesisht ndaj Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit dhe Katarit.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesin rindërtimin e Irakut.

Rice u shpreh se Iraku tashmë ka një sistem "plotësisht funksional".
XS
SM
MD
LG