Ndërlidhjet

Suedi: Konferencë për rindërtimin e Irakut


Në Stokholm po mbahet konferenca për rindërtimin e Irakut, e sponzoruar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon tha se irakianët vazhdojnë të vuajnë nga aktet terroriste, dhuna sektare dhe kriminaliteti.

Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rice ofroi mbështetjen për Irakun. Sipas saj, "SHBA-të mbesin plotësisht të përkushtuara për forcmin e Irakut sovran, demokratik, të bashkuar dhe në paqe të brendshme dhe në raport me fqinjët".

Kryeministri irakian Nuri Al Maliki, në fillim të konferencës kërkoi faljen e borxhit gjatë kohës së Saddam Hussein-it.
XS
SM
MD
LG