Ndërlidhjet

Finlanda ofron ndihmë financiare për Kosovën


Zëvendës kryeministri i Finlandës Jirki Katainen tha sot në Prishtinë se ky vend është i gatshëm që financiarisht të ndihmojë Kosovën.

Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu dhe zëvendës kryeministrin Hajredin Kuçi, ai shprehi gatishmërinë për ndihmë në lëmin e arsimit dhe sektorëve tjerë të rëndësishëm.

Katainen tha se Finlanda është e gatshme të marrë pjesë në konferencën e donatorëve për Kosovën.
XS
SM
MD
LG