Ndërlidhjet

logo-print

Putin fillon vizitën në Francë


Vladimir Putin filloi vizitën në Francë, të parën jashtë vendit në postin e kryeministrit të Rusisë.

Në fokus të vizitës do të jenë raportet BE – Rusi, pasi Franca do të jetë kryesuese e radhës e BE-së në gjysmën e dytë të vitit. Putin shoqërohet nga një delegacion i biznesit, si pjesë e përpjekjeve për tërheqjen e ivestimeve dhe teknologjisë evropiane.

Putin do të takohet edhe me presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy, gjë që mediat e kanë vlerësuar si largim nga protokoli i zakonshëm i nivelit ministror.

XS
SM
MD
LG