Ndërlidhjet

Suedi: Liderët botëror ofrojnë ndihmë për Irakun


Konferenca e Stokholmit për ndihmë Irakut përfundoi me miratimin e deklaratës për mbështetje të përpjekjeve për rindërtimin e vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon tha se është i inkurajuar me përkushtimin e pjesëmarrësve të konferencës së sotme.

Në deklaratë inkurajohen kreditorët "që të shqyrtojnë çështjen e borxheve të Irakut nga koha e Saddam Husseinit", pas kërkesës së kryeministrit irakian Nuri al Maliki për falje të këtij borxhi.

Në konferencë morën pjesë zyrtarë të lartë përfshirë: Sekretaren amerikane të Shtetit Condoleeza Rice si dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

XS
SM
MD
LG