Ndërlidhjet

logo-print

Izrael: Olmert kritikohet nga ministrat


Ministrja e Jashtme e Izraelit tha sot se partia në pushtet, Kadima, do të duhej të fillonte përgatitjet për zgjedhje të parakohshme.

Tzipi Livni, që është edhe zëvendëse e kryeministrit Ehud Olmert, megjithatë nuk bëri thirrje për dorëheqjen e tij, ashtu siç ka kërkuar ditë më parë Ministri i Mbrojtjes Ehud Barak.

Olmert thuhet se ka pranuar ilegalisht shuma të mëdha parash nga një financier amerikan. Ai ka thënë se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.
XS
SM
MD
LG