Ndërlidhjet

111 shtete ndalojnë bombat thërrmuese


Përfaqësues nga 111 vende pritet sot formalisht ta miratojnë konventën për ndalimin e prodhimit dhe përdorimit të bombave thërrmuese.

Marrëveshja parasheh që vendet nënshkruese brenda 8 viteve t'i shkatërrojnë stoqet e bombave thërrmuese.

Municioni thërrmues, pos tjerash, është përdorur në konfliktet në Irak, Kosovë, Afganistan dhe Liban.

Bombat thërrmuese shpërthejnë në ajër në mijëra copëza eksplozivi, që mbulojnë një hapësirë të gjerë. Copëzat e pashpërthyera më pas përbëjnë rrezik për popullatën civile.
XS
SM
MD
LG