Ndërlidhjet

Partneriteti BE-Rusi deri në fund të 2008


Franca shpreson se Bashkimi Evropian mund të arrijë marrëveshje me Rusinë për një partneritet të ri deri në fund të vitit 2008.

Kryeministri francez Francois Fillon i bëri këto komente pas bisedimeve me kryeministrin rus, Vladimir Putin në Paris.

I pyetur për gjendjen e të drejtave të njeriut në Rusi, Putin tha se roli i tij si kryeministër ka të bëjë me çështjet ekonomike, ndërsa të drejtat e njeriut janë çështje e presidentit Dimitriy Medvedev.

Putin u takua edhe me presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.
XS
SM
MD
LG