Ndërlidhjet

KS i OKB diskuton për Gjeorgjinë


Rusia tha se dëshiron që përfaqësuesit e Abkhazisë, rajonit separatist në Gjeorgji, ta kenë mundësinë që t'i drejtohen Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por diplomatët perëndimorë e kanë kundërshtuar idenë.

Ambasadori rus në KB, Vitaliy Churkin gjithashtu tha se Këshilli i Sigurimit e ka pranuar kërkesën e Gjeorgjisë për të diskutuar mbi raportin e Kombeve të Bashkuara për rrëzimin e aeroplanit gjeorgjian mbi Abkhazi muajin e kaluar.

Rusia mohon të ketë gisht në rrëzimin e fluturakes pa pilot.
XS
SM
MD
LG