Ndërlidhjet

CIA: Al-Qaeda në Irak pranë disfatës strategjike


Drejtori i CIA-s Michael Heyden ka deklaruar se Al-Qaeda në Irak ndodhet "pranë disfatës strategjike".

Në një intervistë për të përditshmen "Washington Post", Heyden thotë se e njëjta vlen edhe për Al-Qaedan në Arabinë Saudite, dhe shton se rrjeti terrorist në mbarë botën ka pësuar "zbrapsje të rëndësishme".

Duke komentuar përpjekjet antiterroriste të CIA-s, Heyden ka thënë se "në përgjithësi, ne po punojmë mjaft mirë".
XS
SM
MD
LG