Ndërlidhjet

Rupel:Tërësia e Kosovës, vijë që s'mund të kalohet


Tërësia territoriale e Kosovës është vija mbi të cilën nuk mund të kalohet, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel në takimin me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon.

Siç njoftoi kryesuesja e radhës e BE-së, Rupel dhe Ban kanë biseduar për detyrat që i presin Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian para dhe pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së Kosovës në 15 qershor.

Gjatë takimit në Stokholm, Rupel i ka theksuar angazhimet e kryesuesit të BE-së për stabilitetin në rajon.

"BE është e obliguar me vendimet dhe qëndrimet që janë miratuar në dhjetor, 2007, si dhe me politikën, e cila shumë herë është konfirmuar. Këto janë vijat mbi të cilat nuk mund të kalohet, dhe mes tyre është edhe tërësia territoriale e Kosovës", ka thënë Rupel.
XS
SM
MD
LG