Ndërlidhjet

logo-print

FIFA: Klubet me më pak futbollistë të huaj


Asociacioni Botëror i Futbollit, FIFA ka votuar me shumicë votash rregulloren që deri në vitin 2012 ekipet t'i fillojnë të gjitha ndeshjet me të paktën gjashtë lojtarë vendas dhe më së shumti pesë të huaj.

Kryetari i FIFA-s, Sepp Blatter tha se shpreson që kërkesa e re të zbatohet gradualisht. Blatter tha se deri në sezonin futbollistik të vitit 2010, ekipet do të duhej të fillojnë ndeshjen me katër lojtarë lokalë dhe shtatë të huaj. Në vitin 2011, kuota do të jetë pesë lojtarë vendorë dhe 6 të huaj.

Rezoluta u miratua sot në kongresin e FIFA-s në Sidney të Australisë.
XS
SM
MD
LG