Ndërlidhjet

FIFA kufizon numrin e lojtarëve të huaj


FIFA ka votuar me shumicë absolute vendosjen e rregullave të reja lidhur me pjesëmarrjen e lojtarëve të huaj në klubet e futbollit.

Deri në vitin 2012 klubet duhet t'i nisin ndeshjet me së paku gjashtë futbollistë vendorë dhe me më së shumti pesë lojtarë të huaj.

Kreu i FIFA-s Sepp Blatter, pas kongresit që u mbajt në Sidnej të Australisë, tha se në sezonin e vitit 2010 ekipet e klubeve do duhet t'i fillojnë ndeshjet me së paku katër lojtarë vendorë.

Vendimi ka pasur dhe mbështetjen e kreut të UEFA-s Michel Platini, megjithë kundërshtimet e Bashkimit Evropian, i cili kundërshton kufizimet në numrin e lojtarëve të huaj në klube.
XS
SM
MD
LG