Ndërlidhjet

Bush: Sanksione Partisë Punëtore të Kurdistanit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka vendosur sanksione Partisë Punëtore të Kurdistanit, që synojnë t'i pamundësojnë grupit rebel qasje në sistemin finansiar amerikan.

Sanksionet, të cilat bazohen në ligjin amerikan për trafikimin e drogës, bllokojnë çdo transakcion dhe tregti ndërmjet Partisë Punëtore të Kurdistanit, dhe kompanive apo individëve amerikanë.

Bush gjithashtu tha se i ka vendosur sanksione grupit të organizuar kriminal Ndragheta në rajonin Calabria në Itali.

Besohet se Ndragheta është grupi më i madh i trafikantëve në Itali, dhe është i shpërndarë në Evropë dhe gjetkë.
XS
SM
MD
LG