Ndërlidhjet

Qeveria zgjat afatin për kthimin e policëve serbë


Qeveria e Kosovës e ka zgjatur afatin që rreth 300 policët serbë të kthehen në punë në Shërbimin Policor të Kosovës.

Rreth 1/3 e serbëve e braktisën policinë disa ditë pas shpalljes së pavarësisë, duke thënë se përballen me presione të mëdha nga liderët serbë që të largohen.

Të premten ishte afati i fundit për kthimin e tyre në punë, por ministria e Brendshme e Kosovës tha se ata për momentin ende do t'i marrin rrogat e tyre.

Ministria e shpjegoi hapin si përpjekje për të ulur tensionet në vend.
XS
SM
MD
LG