Ndërlidhjet

Liban: Incidente të reja sigurie


Një ushtar e ka humbur jetën nga shpërthimi në një postbllok të ushtrisë në veri të Libanit.
Armata tha se po e heton rastin e sotëm, i cili ndodhi në qytetin Abdeh.

Në të tjera zhvillime trupat libaneze kanë qëlluar për vdekje një atentator vetvrasës pranë një kampi refugjatësh palestinezë.

Incidentet ndodhën disa ditë pas arritjes së marrëveshjes për t'i dhënë fund krizës politike 18 mujore, e cila shkaktoi përleshjet më të mëdha sektare në Liban, që nga koha e luftës civile.
XS
SM
MD
LG