Ndërlidhjet

Kouchner: Sjell mesazhe bashkëpunimi për Irakun


Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner tha se vizita e tij në Irak sillte "mesazhe të paqes dhe bashkëpunimit" dhe mundësinë që Franca të kontribuojë në rindërtimin e Irakut në të ardhmen.

Kouchner gjatë kësaj vizite po bisedon me zyrtarët më të lartë irakianë, përfshi presidentin, kryeministrin dhe shefin e diplomacisë irakiane.

Kouchner ka bërë të ditur se Franca do të pranojë 500 refugjatë irakianë, të besimit të krishterë, për shkak të shtypjes me të cilin ata po përballen në Irak.
XS
SM
MD
LG