Ndërlidhjet

Në Maqedoni filluan zgjedhjet parlamentare


Në Maqedoni filloi votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të drejtë vote kanë 1.779.116 votues, të cilët do të zgjedhin ndërmjet 1.540 kandidatëve të 18 subjekteve politike, për 120 vende në parlament.

Rreth 460 vëzhgues të huaj dhe rreth 2.000 vendorë do të përcjellin ecurinë e procesit të votimit.

Qendrat e votimit u hapën në ora 7.00 dhe do të mbyllen në ora 19.00


XS
SM
MD
LG