Ndërlidhjet

logo-print

Tbilisi akuzon sërish Moskën rreth Abkazisë


Gjeorgjia akuzoi Rusinë se po provon të aneksojë rajonin e Abkazisë.

Zëvendës ministri i Jashtëm Grigol Vashadze tha se vendimi i Rusisë për të dërguar trupa për ndërtimin e hekurudhës atje është "edhe një hap tjetër agresiv" nga Rusia. Ndërkohë, Moska e cilësoi "ndihmë humanitare" këtë veprim.

Ndasitë rreth Abkazisë e kanë nxitur Rusinë kundër vendeve perëndimore, që mbështesin Gjeorgjinë dhe dëshirojnë ta shohin anëtare të NATO-s.


XS
SM
MD
LG