Ndërlidhjet

Ruecker: Letër proteste Beogradit


Shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker protestoi tek autoritetet e Beogradit, që refuzuan të lejojnë kalimin nëpër hapësirën ajërore të Serbisë të një aeroplani, që duhej të aterronte urgjent në Bullgari.

Në letrën drejtuar kryeministrit në largim Vojisllav Koshtunica, Rucker tha se "ishin rrezikuar jetërat e njerëzve", kur transporti ajëror në Serbi refuzoi këtë kërkesë me 3 maj.

Teksti i letrës u botua nga Balkan Investigative Reporting Network, derisa zëdhënësi i UNMIK-ut Rusell Geekie tha se "ende nuk ka ndonjë përgjigje nga Beogradi".


XS
SM
MD
LG