Ndërlidhjet

Teheran: IAEA nën presionin e perëndimit


Irani akuzoi Agjencinë Atomike të Kombeve të Bashkuara (IAEA) se ka rënë nën presionin e vendeve perëndimore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Mohammad Ali Hosseini tha se "sikur të mos ishte presioni i një apo dy vendeve, atëherë kjo agjenci do të bënte një raport më të mirë".

Në raportin e saj të fundit për programet bërthamore të Iranit, Agjencia ka shprehur "shqetësim serioz" sepse Irani po fsheh informacionet rreth studimeve të mëhershme për prodhimin e kokave atomike.
XS
SM
MD
LG