Ndërlidhjet

Maqedoni: Incidente në zgjedhjet parlamentare


Tre persona janë plagosur në Shkup, gjatë votimeve të sotme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njoftoi policia.

Ndërkohë, zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim thanë për Radion Evropa e Lirë se të plagosur janë pesë veta, në mesin e të cilëve edhe një përfaqësues i lartë i kësaj partie.

Me herët, votimi është ndërprerë në Haraçinë, ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se ndërprerje ka edhe në disa zona në Shkup, Tetovë dhe Gostivar.

XS
SM
MD
LG