Ndërlidhjet

Hans Svoboda: Dëshprim me politikën që Serbinë e çon "në izolim total"


Zëvendës shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Evropiane, Hans Svoboda, deklaroi se në Parlamentin Evropian janë shumë të dëshpëruar me insistimin e Vojisllav Koshtunicës në politikën e cila, siç vlerësohet, e çon Serbinë në izolim total.

Në një intervistë për gazetën Dnevnik të Novi Sadit, zoti Svoboda tha se nuk mendon vetëm në politikën lidhur me Kosovën, por edhe në plotësimin e obligimeve, të cilat Serbia i ka marrë mbi vete.

Sipas tij, qeveria e cila thotë se nuk do ta njohë Kosovën, mund ta fitoj statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, por jo edhe qeveria që në prioritetet e saj nuk e ka arrestimin e të akuzuarve nga Tribunali i Hagës.
XS
SM
MD
LG