Ndërlidhjet

logo-print

Shkup: Policia e Maqedonisë ka arrestuar Agim Krasniqin


Policia ka arrestuar njërin nga ish liderët e ish UÇK-së në Maqedoni, Agim Krasniqi, në lidhje me dhunën që ndodhi sot gjatë procesit të zgjedhjeve, raporton agjencia Reuters duke u mbështetur në një burim të lartë qeveritar.

Sipas kësaj agjencie, në zgjedhjet e mëparshme ai ishte kandiduar nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare, që është njëra nga dy partitë më të mëdha shqiptare në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG