Ndërlidhjet

logo-print

Ambasadorja Millovanoviq ka shprehur dëshpërim për incidentet gjatë zgjedhjeve


Ambasadorja amerikane në Maqedoni, Xhilijan Millovanoviq, ka shprehur dëshpërimin e
saj për incidentet e ndodhura gjatë procesit zgjedhor në Maqedoni.

- Për fat të keq numri i incidenteve që i pamë i sot, është shumë më i madh se ato të vitit 2006. Shpresonim se do të ishte ndryshe, por ka shumë mbushje të kutive, marrje të kutive, një shkallë e caktuar e dhunës, frikësime në masë të madhe. Edhe kjo që ndodhë është dëshpëruese, sepse ne e dimë se pjesa më e madhe e votuesve dëshirojnë të dalin dhe të votojnë lirshëm, por si duket ka një numër të madh të njerëzve të cilët janë penguar të votojnë dhe kjo i hedhë një hije të madhe vlefshmërisë së procesit në shumë vendvotime, ka deklaruar ambasadorja e SHBA-ve, Millovanoviq.

- Viktimë e gjithë kësaj që po ndodhë janë qytetarët e Maqedonisë e në veçanti shqiptarët, të cilët nuk e meritojnë këtë. Ata duan të dalin në votime, të zgjedhin lirshëm, ka shumë njerëz të cilët ua bëjnë të vështirë këtë, posaqërisht nga koalicioni qeveritar, por edhe nga të tjerët, por shpresoj se të gjithë do të ndalen, tha mëtutje ambasadorja amerikane, Xhilijan Millovanoviq.
XS
SM
MD
LG