Ndërlidhjet

Sejdiu: Është për keqardhje që ndodhin incidente të këtilla


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u ka bërë thirrje partive politike në Maqedoni, por edhe elektoratit, që të heqin dorë nga dhuna.

- Natyrisht se është për keqardhje që ndodhin incidente të tilla fatkeqësisht edhe me viktima. U bëjmë apel gjithë partive politike, gjithë elektoratit të Maqedonisë, flas edhe atij shqiptar por edhe atij maqedonas, sepse mendoj se janë në një proces të përbashkët, që t'i lënë vend arsyes, që t'i lënë hapësirë punës dhe angazhimit të tyre për demokracinë e mirëfilltë, dhe natyrisht, ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet mbi bazë të votës së lirë të qytetarëve, tha presidenti Fatmir Sejdiu.
XS
SM
MD
LG