Ndërlidhjet

logo-print

5 të vrarë në sulmin ndaj ambasadës daneze


Të paktën pesë persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga shpërthimi i një veture bombë në ambasadën daneze në Islamabad.

Të gjitha viktimat janë pakistanezë.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës Per Stig Moller e cilësoi sulmin "plotësisht të papranueshëm".

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Nuk është e qartë nëse sulmi ishte shprehje e zemërimit rreth botimit të karikaturave të profetit Muhamed në gazetat daneze dy vite më parë.

XS
SM
MD
LG