Ndërlidhjet

OSBE: Vërejtje për zgjedhjet në Maqedoni


Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni nuk i përmbushën plotësisht standardet ndërkombëtare, vlerësuan vëzhguesit e OSBE-s.

"Verdikti përfundimtar do të varet nga përsëritja e votimit në disa zona shqiptare. Pritjet për progres nuk janë përmbusur për shkak të dështimit në parandalimin e akteve të dhunshme në zonat etnike shqiptare dhe zbatimit të kufizuar dhe selektiv të ligjeve" thanë vëzhguesit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë.

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë votimeve të djeshme në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG