Ndërlidhjet

Havel: BE përgjegjëse për të drejtat në botë


Ish presidenti i Çekisë Vaslav Havel tha se Evropa bart përgjegjësi të veçantë për nazizmin dhe komunizmin si dhe për pasojat e tyre.

"Të dy këto sisteme totalitare së pari u instaluan në Evropë" tha Havel në një konferencë ndërkombëtare me temë vetëdijen evropiane dhe komunizmin, që po mbahet në Pragë.

Havel gjithashtu tha se Evropa ka përgjegjësi edhe rreth të drejtave të njeriut në mbarë botën. Ai i bëri thirrje BE-s që të mbështes më fuqishëm ata që luftojnë për liri në Kubë, Bjellorusi apo Birmani.

XS
SM
MD
LG