Ndërlidhjet

Olmert-Abbas diskutuan për shtetin palestinez


Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert u takua sot presidentin e Autoritetit Palestiez, Mahmoud Abbas, një ditë pasi Izraeli vendosi të ndërtojë edhe 900 shtëpi në Jerusalemin Lindor.

Abbas e ka cilësuar këtë njërën ndër çështjet kryesore që pengojnë bisedimet për paqe. Mirëpo, zyrtarët izraelit thanë se "në takimin e sotëm është shënuar progres në negociata".

"Gjatë takimit Olmert përsëriti përkushtimin për arritjen e marrëveshjes për shtetin palestinez deri në fund të vitit" tha Mark egev, zëdhënës i kryeministrit izraelit.

Çështja e shtetit palestinez do të jetë njëra ndër temat kryesore në vizitën e Olmertit në SHBA, ku ai do të takohet edhe me presidentin George Bush.
XS
SM
MD
LG