Ndërlidhjet

Perëndimi me ofertë të re për Iranin


Shtetet e Bashkuara thanë se fuqitë kryesore botërore planifikojnë që deri në gjysmën e qershorit të bëjnë një ofertë të re për të bindur Iranin që të braktis programet bërthamore.

"Shefi i diplomacisë evropiane Havier Solana po shqyrton me Teheranin caktimin e datës për paraqitjen e ofertës" tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Sean McCornmack.

Gjatë ditës, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore Muhammad el Baradei tha se aktivitetet atomike të Iranit mbesin "shqetësim serioz".

XS
SM
MD
LG