Ndërlidhjet

Brukseli reagon për votimet në Maqedoni


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer ka shprehur shqetësim rreth dhunës në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Maqedoni.

"Vendet që synojnë anëtarësimin në NATO duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për të përmbushur standardet demokratike të Aleancës. Duhet të ndërmerren hapa aktiv për të adresuar mangësitë dhe sigurinë zgjedhore, sidomos në kontekst të përsëritjes së zgjedhjeve në qendrat ku është ndërprerë votimi" tha Scheffer, në një deklaratë për media.

Po sot, komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Olli Rehn tha se "BE mbetet plotësisht e përkushtuar" për perspektivën evropiane të Maqedonisë, por përkujtoi se "mbajtja e zgjedhjeve të lira është pjesë esenciale e kritereve politike në procesin e integrimit".

XS
SM
MD
LG