Ndërlidhjet

Senatori Kennedy operohet me sukses


Mjekët thanë se senatori amerikan Edward Kennedy është operuar me sukses nga një tumor malinj në tru.

Operacioni, i cili ka zgjatur 3 orë e gjysmë, është hapi i parë në trajtimin e senatorit 76 vjeçar, vëllain e ish presidentit John F. Kennedy.

Pas operacionit, Kennedy i tha të shoqes se ndihet si "një milion dollarë".

Në javët e ardhshme, senatori Kennedy pritet të trajtohet me hemoterapi dhe rrezatim.
XS
SM
MD
LG