Ndërlidhjet

Medvedev, Merkel do bisedojnë edhe për Kosovën


Presidenti i Rusisë Dmitriy Medvedev do të vizitojë këtë javë Gjermaninë, në udhëtimin e tij të parë në Evropë që nga marrja e zyrës.

Medvedev do takohet me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Horst Koehler.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Ulrich Wilhelms tha se bisedimet në Berlin do të mbulojnë një varg çështjesh, përfshirë çmimet e larta të energjisë, mbrojtjen e klimës, procesin e paqes në Lindjen e Mesme, samitin e G 8 dhe çështjen e Kosovës.
XS
SM
MD
LG