Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Të dyfishohet prodhimi i ushqimit


Liderët botëror po diskutojnë në Romë rreth çmimeve të larta të ushqimit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon propozoi dyfishimin e prodhimit.

"Prodhimi duhet të rritet për 50 përqind deri në vitin 2030 për të plotësuar kërkesat në rritje. Kemi mundësinë historike që të rivitalizojmë bujqësinë" tha Ban Ki Moon.

Në porosinë e tij, Papa Benedict XVI tha se uria është "e papranueshme" në botën moderne.

Takimi tre ditor në Romë, organizohet nga FAO dhe marrin pjesë përfaqësues nga 50 vende, përfshirë shefa shtetesh dhe të qeverive.

XS
SM
MD
LG