Ndërlidhjet

logo-print

Scheffer: NATO të zgjerojë rolin e saj


NATO duhet të zgjerojë rolin e saj gjatë dekadës së ardhshme dhe të përgatitet për rreziqe të reja, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jaap De Hoop Scheffer.

"NATO duhet të shikojë përtej udhëheqjes së përditëshme të operacioneve në Afganistan dhe Kosovë dhe duhet të fokusohet në rreziqet afatgjate për 26 vendet anëtare" tha Scheffer, në një konferencë të ekspertëve të sigurisë në Bruksel.

Ai veçoi si rreziqe: rritjen e numrit të shteteve të dështuara, armët e shkatërrimit në masë, rrezikun nga mungesa e burimeve të energjisë, ndyshimet klimatike etj.

XS
SM
MD
LG