Ndërlidhjet

Ahmadinejad: Izraeli do të zhduket


Presidenti i Iranit Mahmod Ahmadinejad tha se Izraeli do të zhduket "me ose pa" përfshirjen e Iranit.

Ai i bëri komentet në konferencën për shtyp në Romë, ku po merrë pjesë në samitin e OKB-së për ushqimin. Grupe të hebrenjëve dhe të tjerë protestuan kundër vizitës së tij.

Ndërkohë, autoritetet italiane ia ndaluan gazetarit të Radios Evropa e Lirë Ahmad Rafat përcjelljen e këtij samiti. Raportet e tij të ditëve të fundit fokusoheshin tek kontraditat rreth vizitës së Ahmadinejad-it në Itali. Presidenti i radios Evropa e Lirë, Jeffrey Gedmin shprehu shqetësim rreth këtij rasti.

XS
SM
MD
LG