Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten tre ushtarë të NATO-s


Tre ushtarë të NATO-s janë vrarë në dy incidente të ndara në Afganistan.

Dy prej tyre u vranë në shpërthimin e një bombe në krahinën Paktia, ndërsa një ushtar kanadez u vra në Afganistanin Jugor.

Nacionaliteti i dy të parëve nuk është publikuar, por shpërthimi ndodhi në rajonin ku shumica e ushtarëve janë nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG