Ndërlidhjet

Irak: Vriten tre ushtarë amerikanë


Tre ushtarë amerikanë janë vrarë nga zjari i armëve të vogla në qytetin irakian të Kirkukut, bëjnë të ditur burimet e ushtrisë.

Të njëjtat burime pohojnë se numri i ushtarëve amerikanë të vrarë gjatë majit në Irak arriti nivelin më të ulët që nga viti 2003, kur filloi ndërhyrja ushtarake në Irak.

Në të tjera zhvillime sigurie në Irak, nga një sulm vetvrasës kanë humbur jetën pesë njerëz.

Në afërsi të Bagdadit gjithashtu janë gjetur trupat e 23 irakianëve të vrarë.
XS
SM
MD
LG