Ndërlidhjet

Waldner: BE-ja mbron integritetin e Gjeorgjisë


Komisionerja për marrëdhëniet e jashtme të Bashkimit Evropian, Benita Ferrero Waldner tha se veprimet e fundit të Rusisë në Abkazi dëmtojnë stabilitetin në Kaukaz.

Ajo i bëri këto komente para Dumës ruse. Ferrero-Waldner përsëriti para parlamentarëve rusë se BE-ja mbron "sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë".

Gjeorgjia e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara ka kërkuar tërheqjen e 300 trupave ruse shtesë në Abkazi, që u dërguan me justifikimin e riparimit të hekurudhës.

Moska tha se trupat e saj ishin në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG