Ndërlidhjet

Obama: Irani, rrezik i madh


Barack Obama tha se nëse zgjidhet president do bëjë gjithçka mundet për të parandaluar Iranin që të prodhojë armë bërthamore.

Premtimi i Obamës u bë në një konferencë të një grupimi pro-izraelit në Uashington, vetëm disa orë pasi ka siguruar numrin e nevojshëm të delegatëve demokratë për tu kandiduar president.

Obama shtoi se Irani paraqet "rrezik" të madh për Lindjen e Mesme dhe se qëllimi i tij si president do ishte "eleminimi i këtij kërcënimi".

"Ne do përdorim të gjitha elementët e fuqisë amerikane të ushtrojmë presion mbi Iranin. Do bëj gjithçka është e mundur për të parandaluar Iranin nga zotërimi i një arme bërthamore", tha Obama.
XS
SM
MD
LG