Ndërlidhjet

logo-print

Solana: Do ketë përparim rreth EULEX-it


Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana tha para Parlamentit Evropian se do shënohet përparim në vendosjen e misionit të EULEX-it në Kosovë.

Ai shtoi se shpreson se do të mund të japë lajme konkrete rreth EULEX-it brenda pak ditësh.

Duke folur për Serbinë Solana u shpreh para europarlamentarëve se në Serbi do të formohet një qeveri që do miratojë perspektivën pro evropiane.

Ndërkaq në propozim rezolutën e europarlamentarëve shprehet shqetësim për ngecjen e bisedimeve për bartjen e përgjegjësive nga UNMIK-u tek EULEX-i.

Propozim rezoluta i bën thirrje vendeve të BE-së që të bashkërendojnë veprimet në Kombet e Bashkuara, në mënyrë që organizata botërore të njohë EULEX-in si pjesë të pranisë civile në Kosovë.
XS
SM
MD
LG