Ndërlidhjet

Romë: Kompromis për çmimet e ushqimit


Pjesëmarrësit e konferencës së organizuar nga OKB-ja shpresojnë se do të arrijnë kompromis rreth strategjisë për luftimin e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.

Agjencitë e lajmeve raportuan se pjesëmarrësit në samitin e Romës po shqyrtojnë projektin final të deklaratës, e cila parasheh ndërmarrjen e hapave për shtimin e prodhimit të ushqimit.

Banka Botërore ka thënë se çmimet e ushqimit janë dyfishuar gjatë tre viteve të fundit, ndërsa zyrtarët ndërkombëtarë kanë paralajmëruar rreth tre miliardë dollarë ndihmë për zbutjen e krizës.

XS
SM
MD
LG