Ndërlidhjet

Al Kaida pas sulmit në Islamabad


Al Kaida mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës të fillim javës në ambasadën daneze në Islamabad.

Në një deklaratë në internet, lideri i Al Kaidës në Afganistan Mustafa Abu al Yazid, tha se sulmi ishte hakmarrje për publikimin e karikaturave të profetit Muhamed nga shtypi danez. "Danimarka nuk ka kërkuar falje për këto botime" u tha në deklaratë.

Të paktën gjashtë persona u vranë nga shpërthimi i veturës bombë në ambasadën daneze.

XS
SM
MD
LG