Ndërlidhjet

logo-print

Hillary Clinton do të tërhiqet nga gara


Hillary Clinton planifikon të tërhiqet nga gara për president të Shteteve të Bashkuara.

Përfaqësuesit e fushatës së saj thanë se Clinton planifikon që të shtunën të falenderojë përkrahësit dhe të ofrojë mbështetjen për senatorin Barack Obama.

Obama ka fituar numër të mjaftueshëm të votave për nominimin kandidat i Demokratëve në garën e nëntorit me të nominuarin Republikan John McCain.

Ai është kandidati i parë afrikano amerikan për president të Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG