Ndërlidhjet

Kosova - temë e turneut të presidentit Bush


Kosova do të jetë njëra ndër temat në turneun në Evropë, të presidentit të Shteteve të Bashkuara George Bush, nga 10 deri më 16 qershor.

"Ata gjithashtu do të angazhohen për të inkurajuar një Serbi demokratike në lëvizjen drejt rrugës evropiane si dhe do të shqyrtojnë mbështetjen për Kosovën e pavarur, shumë etnike dhe demokratike" tha këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Stephen Hadley.

Fillimisht, presidenti Bush do të qëndrojë në Slloveni ku do të marrë pjesë në samitin vjetor Shtete të Bashkuara – Bashkim Evropian, e pastaj do të vizitojë edhe Gjermaninë, Italinë, Vatikanin, Francën, Brtitaninë dhe Irlandën Veriore.
XS
SM
MD
LG